“Të festojmë për unitetin dhe paqen”, politika uron “Ditën e Europës”
Në ditën ndërkombëtare të Europës, edhe politikanët shqiptarë kanë zgjedhur të ndajnë mesazhet e tyre.
Presidenti Bajram Begaj e ka përkujtuar këtë ditë përmes një postimi në Twitter, duke e cilësuar si një ditë të rëndësishme ku duhet të festohet për unitetin dhe paqen.
Kreu i shtetit shkruan se Shqipëria është pashmangshmërisht e lidhur me Bashkimin Europian dhe se rrugëtimi ynë drejt së ardhmes është objektivi për t’u bashkuar me vendet e unionit.
Ndërsa kryeministri Rama, i cili aktivitetin e ka përqendruar kryesisht në takime elektorale për zgjedhjet e 14 majit, si zakonisht zgjodhi të flasë më së shumti me imazh.
“Europa është këtu, këtu është Europë” shkruhet në foton e publikuar nga kreu i qeverisë, me mbishkrimin “Gëzuar Ditën e Europës” .
Edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka ndarë mesazhin e saj për 9 majin. Përmes një postimi në Twitter, Nikolla shkruan se familja e madhe europiane është kthyer në idealin demokratik për të cilin po punojnë shqiptarët.
“Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonimi i paqes, bashkimit, perëndimit, modernizimit, dhe mirëqenies,” – shkruhet ndër të tjera në postimin e kryetares së kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta