Të fshehura në 6 qese plastmasi, si u sekuestruan 500,000 eurot në Portin e Durrësit

21 Tetor 2022 | 16:24

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej rreth 500 mijë eurosh, në portin e qytetit  bregdetar.

Paratë ishin fshehur në pjesën e sipërme të një autobusi në 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako.

Kontrolli i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës, u krye si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet këtij porti.

Targa e autobusit ku është identifikuar sasia e eurove është, AB633FZ.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e  personave të përfshirë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026