Të gjitha akset rrugore të kalueshme, pavarësisht motit të keq

22 Janar 2022 | 10:18

Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, pavarësisht ngricave dhe motit të keq.

Kështu njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili bën me dije se në akset problematike është hedhur kripë për të shmangur ngricat. Ndërkohë është zgjeruar kalimi në akset ku ka pasur prezencë dëbore.

ARRSH bën apel që drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të pajisen me goma dimërore.

Qarku Korçë:

Në qarkun e Korçës janë të hapura të gjitha akset rrugore, por duhet të përdoren zinxhirë nga automjetet. Në rrugët rurale në të gjitha njësitë administrative malore kalimi bëhet vetëm me zinxhirë, nuk raportohet për momentin mungesë energjie apo fshatra të bllokuar. Trashësia e dëborës në fshatin Dardhë ka shkuar deri në 40 cm.

Akset rrugore:

  • Qafë Thanë-Pogradec-Korçë e kalueshme pa zinxhirë, por goma dimërore.
  • Korçë-Dardhë pjesërisht me zinxhirë, i hapur
  • Korçë-Voskopojë pjesërisht me zinxhirë, i hapur.
  • Korçë-Ersekë pjesërisht me zinxhirë në Qafë Qarri, i hapur.
  • Korçë-Kapshticë i hapur.

Moti pritet të përkeqësohet nga e hëna, ku temperatura do të shkojnë deri në -18°. Dibra dhe Korça, pritet të jenë dy nga qarqet më të ftohta, ku do ketë prezencë dëbore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026