Pushuesit presin plazhin, administratori turistik Oltion Caci: Ka kërkesa, por janë në pritje të hapjes së kufijve
Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se me 1 qershor do të hapen kufijtë me vendet e rajonit, subjektet turistike në vend kanë nisur të marrin masa për të pritur pushuesit e parë.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me “Skype” me Oltion Cacin, administrator i një kompleksi turistik në vend. Ai tha se ky vit do jetë i vështirë për bizneset për shkak të masave, të cilat janë aplikuar kundër COVID-19.
Sektori i turizmit sipas tij mezi po pret hapjen e kufijve që plazhet të mbushen me turistë dhe sektori të gjenerojë të ardhura.
“Ne tashmë jemi gati. Duke qenë se jemi të lidhur me kontrata me transportin ajror, presim që të hapen kufijtë, dhe presim që në 1 qershor të kemi peshën e turizmit rajonal, siç është Kosova, Maqedonia apo dhe Greqia. Shpresojmë që të kemi lëvizje”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se ka kërkesa të kënaqshme nga pushuesit, por të gjithë presin hapjen e kufijve për të nisur pushimet.
“Ka kërkesa, por të gjithë janë në pritje të hapjes së kufijve për një vendim të qartë pasi çdo gjë është e pamundur nëse nuk hapen kufijtë. Shpresojmë që të hapen edhe nga Kosova dhe nga vendet e tjera dhe shpresoj të aktivizohen kërkesat”, shtoi ai.
Mes tjerash administratori i hotel “Flower” në Durrës u shpreh se masat drastike të ruajtjes së distancës fizike do të dëmtojnë biznesin e vogël.
“Ne do t’i marrim të gjitha masat që janë dhënë. Jemi detyruar do t’i marrim për sa kohë kemi biznes. Do kemi vështirësi pak këtë vit. Bizneset e vogla do ta kenë më të vështirë për shkak të masave”, shtoi ai.
Shqipëria renditet në një prej vendeve, e cila ka varësi shumë të fortë nga sektori i turizmit.
Lexoni gjithashtu:
Turizmi pas pandemisë, nga 1 qershori hapen kufijtë me fqinjët dhe plazhet për hotele
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet