Të huajt investuan 1.5 mld euro në vitin 2023, vëmendja te pasuritë e paluajtshme

26 Mars 2024 | 13:21

Investimet e huaja në vitin 2023 ishin 1.5 mld euro. Të dhënat e nxjerra nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se në raport me vitin 2022, fluksi i parave të investuara në vendin tonë është rritur me me 120 mln euro.

Vetëm në tremujorin e fundit të vitit investimet e huaja arritën 402 milionë euro, nga 388 milionë euro që ishin në te njëjtin tremujor të vitit 2022.

Sipas industrive, vëmendja më e madhe e investitorëve është përqendruar në pasuri të paluajtshme, sektor ky që po jep ndikimin më të madh në rritjen ekonomike të vendit.

Të ndara sipas shteteve, Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë listën për vlerën e investimeve në Shqipëri.

Kompanitë holandeze kanë investuar në vend 300 milionë euro, ndjekur nga ato italiane me 202 milionë euro dhe kompanitë turke 179 milionë euro.

Aktualisht qeveria po punon një kuadër të ri ligjor për investimet strategjike dhe ato të huaja, me qëllim që të ketë vetëm një ligj në fuqi që nxit investitorët të vijnë në vend dhe të fokusohen në sektorë të ndryshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026