Të huajt preferojnë Ksamilin, hotelet 80% të prenotuara

6 Qershor 2023 | 16:37

Sezoni veror sapo ka nisur dhe Ksamili duket se është gati për të pritur turistët. Sipas operatorëve turistik, dominojnë të huajt.

“Shoh që kudo ka punime. Baret dhe restorantet janë duke u bërë gati,” – u shpreh një turiste.

Perla e bregdetit jugor është shtëpia e qindra mijëra turistëve që mbërrijnë në vendin tonë gjatë verës. Plazhet me ujëra të kristalta të Ksamilit kanë bërë jehonë në mbarë botën, teksa pushuesit që i rikthehen nuk mungojnë.

“Ne kemi qenë këtu 5 vite më parë, dhe donim të shikonim si ka ndryshuar. Sot është dita e parë por përshtypjet janë që njerëzit janë të mirë dhe moti gjithashtu. Po shijojmë plazhin. Ne u rikthyem në Ksamil sepse donim të shijonim kulturën lokale, ushqimin dhe detin,” – u shpreh një turiste tjetër.

Rita nga Shkupi është një nga pushueset, që është rikthyer në Ksamil dhe premton se do ta vizitojë edhe vitin e ardhshëm. Ajo tregon se qyteza jugore është ideale për pushime familjare.

“Jam Rita nga Shkupi, e kemi zgjedhur Ksamilin sepse është një vend i bukur edhe për familje, jo vetëm për të rriturit. Plazhet janë të bukura, uji është shumë i pastër, ne kemi qënë edhe më herët këtu. Mendoj se sezoni duhet të nisë edhe më herët,” – tregoi ajo.

Vit pas viti Ksamili po kthehet në një destinacion turistik të lakmuar, nga pushuesit vendas dhe sidomos ata të huaj. Njësitë akomoduese për këtë sezon janë të prenotuara në masën 80%, përgjatë muajve korrik dhe gusht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026