Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi

28 Maj 2023 | 09:52

Një tjetër mjet lundrues, skaf është bllokuar në plazhin e Ksamilit, ndërsa drejtuesi i tij është gjobitur me  10 000 lekë të rinj pasi nuk kishte dokumentet përkatëse.

Policia Kufitare ka vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Sarandë dhe Himarë dhe si rezultat i këtyre kontrolleve, numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave ka shkuar në 7.

“Shkon 7 numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave, nga DVKM Vlorë.

Bllokohet një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë evidentuar një tjetër rast të drejtimit të mjetit lundrues, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues tip skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.

Mjeti lundrues skaf u bllokua deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës”,-thuhet në njoftimin e policisë kufitare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026