‘Të japë arsyet’, Petrit Vasili: Sot dha dorëheqjen Rama si ministër i Jashtëm, jo Cakaj
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh për Euronews Albania se sot nuk ka dhënë dorëheqjen Gent Cakaj, por Edi Rama si ministër i Jashtëm.
“Sot ka dhënë dorëheqjen Edi Rama nga ministri i Punëve të Jashtme. Ministri Cakaj nuk është dekretuar kurrë si ministër i Punëve të Jashtme”, u shpreh Vasili.
Ai theksoi më tej se Rama pasi dha dorëheqjen nga një detyrë kaq e rëndësishme, duhet të jepte edhe arsyet.
“Si mund të flasim për një ministër që dha dorëheqjen. Gent Cakaj ka qenë një zv.ministër i Punëve të Jashtme dhe kaq. Kushtetuta e Shqipërisë njeh Edi Ramën që është dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ministri i Punëve të Jashtme ka dhënë dorëheqjen dhe duhet të jepte edhe arsyet pse ka dhënë dorëheqjen”, tha më tej Vasili.
Sa i përket Niko Peleshit dhe Olta Xhaçkës që morën postet e reja, Vasili këta të fundit i quajti mbeturina të Rilindjes.
“Sa i takon figurave, riciklimi i të njëjtave mbeturinave të Rilindjes, besoj se nuk kam pse humbas kohë në komente më ta”, u shpreh Vasili.
Lexoni gjithashtu:
Ndryshime në qeveri, Ministria e Jashtme i kalon Xhaçkës, rikthehet Niko Peleshi
Peleshi ministër i Mbrojtjes, Mentor Kikia: Strategji politike e Ramës për zgjedhjet e 25 prillit
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta