“Të kalohet dosja për gjykim”, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për çështjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Organet e akuzës kanë paraqitur kërkesën në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Goros, Vasillaq Strakoshës dhe Jerisimo Bashit. Nga shorti elektronik i hedhur këtë të enjte, gjyqtarja Etleva Deda u caktua për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Sa i përket çështjes së parë, pritet që më 10 shkurt, në orën 13:00, të lexohen konkluzionet nga SPAK, pasi në seancën e kaluar Jorgo Goro kërkoi të gjykohej me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Po ashtu, edhe dy ish-zyrtarët e tjerë, Vezir Gjikoka dhe Jerisimo Bashko, kërkuan të gjykoheshin me të njëjtën formë, ndërsa për Bilbil Aliajn, GJKKO ka vendosur ndarjen e çështjes, pasi ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm.
Jorgo Goro u arrestua në mars 2024, pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan
Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët
U mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati
- 17:01 Netanyahu: Qëndrimi im është i vendosur ndaj Libanit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme
- 16:53 Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan
- 16:48 Macron reagon pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
- 16:40 Kryeministri hungarez nis procedurat për shkarkimin e presidentit
- 16:37 Shpërthimi në kompleksin Ras Laffan në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
- 16:34 Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët