Të konsumosh drogë në parqe. Qytetarët në Elbasan të frikësuar: Ka shiringa kudo

11 Prill 2023 | 11:07

Rritja e numrit të përdoruesve të drogës është tashmë një realitet i hidhur në qytetin e Elbasanit.

Në qendrën e rehabilitimit në Elbasan, 73 është numri i personave që aktualisht kërkojnë ndihmë për të lënë drogën. Por ka mijëra të tjerë që vazhdojnë të jenë të varur nga lëndët narkotike. Dëshmitë janë shiringat dhe mbetje të tjera që i gjen në lagjen Kala apo edhe tek parku Rinia.

Për banorët, përdoruesit e drograve janë kthyer në shqetësim.

“Aq shqetësuese është, sa nuk gjejmë rehat gjithë natën. Këtu vlohet, ne kemi dritaren këtu”, thotë një banor.

“Sidomos prej këtu shkojnë te kisha; te kisha bëhet nami. Nuk ka as kontroll, asgjë. Atje venë pinë drogë e çfarë nuk bëhet”, shton ai.

Një tjetër banore e zonës shprehet se kanë frikë të çojnë fëmijët në park pasi ka shiringa kudo.

“Po sjellim fëmijët këtu; për mua është shumë problematike, sepse cep më cep shikojmë shumë gjëra, shume shiringa, të rinj, dhe mund të trembemi”, tha ajo.

Shëtitjet në parkun “Rinia” janë kthyer në problematike për të gjitha moshat. Vetë qytetarët pranojnë se e kanë të pamundur të afrohen aty gjatë mbrëmjes.

“Shumë e rrezikshme është për shoqërinë, për fëmijët. Ne i mbajmë mbyllur, nuk i nxjerrim fare përjashta”, tha një grua.

“Këtu është pisllëk, nuk afrohet njeri këtu”, deklaroi një tjetër qytetar.

Në funksion të përdoruesve janë vendosur edhe qendrat e metadonit, që funksionojnë në shumicën e qyteteve në vend. Referuar shifrave, 60 mijë persona pranojnë se kanë provuar të paktën njëherë lëndë narkotike në jetën e tyre, por numri i përdoruesve është shumëfish më i lartë. 8 mijë është numri i personave që janë konsumator të drograve të forta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026