Mjekët sugjerojnë të merren masa kundër nënvarianteve të Omikronit
Në Shqipëri po qarkullojnë dy nënvariante të reja të Omikronit, njëri prej të cilëve pritet të bëhet dominant.
Situata nuk është e rënduar, pasi rastet nuk janë të shumta dhe sëmundshmëria është e lehtë, mirëpo ekspertët e fushës sugjerojnë të merren masa.
Epidemiologu Artan Simaku shpjegoi në emisionin Sot në Euronews Albania se nënvarianti i ri BA2 përbën aktualisht 8.3% të infektimeve në Shqipëri.
Ky nënvariant prej disa javësh qarkullon në shumë shtete të botës, e kryesisht në Europë.
Simaku sqaroi se personat e vaksinuar me 3 doza kundër COVID përjetojnë vetëm simptoma të lehta të këtij nënvarianti.
Aktualisht kemi një situatë të zbutur të COVID-19 në Shqipëri, sqaroi në Sot infeksionisti Gent Stroni.
Mirëpo ai thotë se nuk përjashtohet ndonjë “situatë të paparashikuar” rritjeje infektimesh apo simptoma më të rënda.
“Duhet të marrim masa dhe të jemi të përgatitur”, u shpreh Stroni.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa