Të mbijetuarit e “ferrit”: Si shpëtuam duke u shtirur si të vdekur

13 Tetor 2023 | 14:49

Një grup prej 35 të moshuarish nga lokaliteti Kfar Aza, në afërsi të Rripit të Gazës, janë kthyer në shtëpi pas një udhëtimi.

Momenti kur turi i tyre duhet të devijonte për në Bullgari i shpëtoi nga vdekja, por tani që janë kthyer ata nuk dinë se cilët miq dhe familjarë i mbijetuan masakrës së Hamasit.

“Ata janë në gjendje traumatike pasi po përjetojnë ferrin duke mos ditur asgjë. Ata nuk kanë fjetur dhe nuk kanë ngrënë”, thotë një grua.

Sulmi ndaj festivalit muzikor “Supernova” në shkretëtirën e Negevit la rreth 260 të vrarë. Por historitë e të mbijetuarve, nga guximi apo fati, kanë nisur të dalin.

35-vjeçarja Shani Hadar u qëllua në shpatull dhe qëndroi e fshehur për 10 orë para se të arratisej. Pjesëmarrja në eventin që mbahej 5 KM nga kufiri ishte një vendim i minutës së fundit.

“U sulmova nga një terrorist kur u përpoqa të shpëtoja. Ata thjesht dolën në rrugë dhe ishin para dhe pas meje. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të vrapoja anash rrugës. Përdora rrobat si fasho. E kuptova se gjaku do të vazhdonte të rridhte dhe e dija që ndihma nuk do të vinte”, tregoi ajo.

Ky hotel në lokalitetin Shefajim po u ofron strehë personave të plagosur në sulmet e fundit, por edhe atyre që po mbajnë zi. Disa mbijetuan duke u shtirur si të vdekur, të tjerë duke u fshehur në dollapë ose poshtë krevateve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026