Të mbijetuarit e Holokausti, thirrje të rinjve të votojnë në zgjedhjet evropiane
Tetë të mbijetuar të Holokaustit u kanë bërë thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në të mirë të demokracisë.
“Për miliona prej jush, zgjedhjet evropiane janë të parat në jetë, për neve mund të jenë të fundit”, është thënë në letrën e hapur që ëshë publikuar në kryeqytetin gjerman, Berlin, të martën.
“Demokracia le të ketë një mundësi. Dilni dhe votoni. Të tregojmë së bashku që ‘Kurrë më’ nuk është vetëm frazë, por një premtim. Premtim që përmbushet edhe sot. Edhe nesër. Gjithmonë”.
Në mesin e nënshkruesve të letrës janë 102-vjeçari, Georg Stefan Troller, Leon Weintraub, Walter Frankenstein, Eva Szepesi, Ruth Winkelmann dhe Margit Korge.
Letra është nënshkruar edhe prej Renate Aris dhe Eva Umlauf, që e kanë përjetuar persekutimin nazist sa kanë qenë fëmijë.
Letra e hapur është titulluar “Kurrë më është tani”.
“Katër prej pesë familjarëve më të ngushtë, motrat, prindërit, kushërinjtë, janë vrarë. Vrasjet kanë qenë rezultat i qasjes ‘Ne jemi më të mirë sesa të tjerët, dhe pasojë e mendimeve radikale, e ksenofobisë. Kjo, fatkeqësisht, do të thotë që historia mund të përsëritet, por nuk duhet të përsëritet në asnjë mënyrë”, ka thënë Weintraub.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në periudhën 6-9 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë