“Kthimi nga planeti tjetër”- Dokumentari mbi Ka-Tzetnik në përkujtimin e Holokaustit

29 Janar 2024 | 16:51

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, edicioni i 15-të në Shqipëri, Ambasada e Izraelit në Shqipëri dhe Akademia e Filmit & Multimedias Marubi patën kënaqësinë të prezantojnë shfaqjen e dokumentarit, “Kthimi nga planeti tjetër” me regji të Assaf Lapid.

Te pranishëm ishin Ambasadore dhe familje të cilat kanë hapur dyert e shtëpisë për hebrenjtë gjatë Luftes së Dytë Botërore.

Dokumntari “Kthimi nga planeti tjeter’’ zhvillohet në vitin 1945, disa muaj pas lirimit nga Aushvici të Yechiel De-Nur, i cili ende me xhaketën e tij me vija, u ul dhe filloi të shkruante.

Pas dy javësh, ai rilindi si Ka-Tzetnik, “njeriu nga kampet”. Librat që ai shkroi u përkthyen në 32 gjuhë dhe u shitën me miliona, ndërsa vetë autori fshihej pas pseudonimit Ka-Tzetnik.

Në gjyqin e Adolf Eichmann në vitin 1961, ai e përshkroi Aushvicin si “planetin tjetër”, një vend jashtë gjykimit njerëzor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026