Të mbijetuarit nga Covid-19, pas terapisë intensive pacientët i nënshtrohen rehabilitimit fizik e psikologjik
Vicente Marques është një nga të mbijetuarit e Covid-19. Por për gjashtë javë ai ka qëndruar në terapi intensive në oksigjen, një terapi e cila ka lënë disa pasoja tek ai e madje ka humbur 25 kg.
Më 21 maj, ai u pranua në Qendrën e Rehabilitimit të Veriut, në Vila Nova de Gaia, në Portugalinë Veriore për të ndjekur një program gjithëpërfshirës dhe intensiv të rehabilitimit që duhet të zgjasë të paktën një muaj e gjysmë.
“Për shkak të kujdesit intensiv ai është i dobët, për shkak të mbajtjes së tubit në gojë ka vështirësi për të gëlltitur ushqime. Pacienti ka po ashtu ulçer presioni, dhe të tjera pasoja neuropsikologjike, të cilat vijnë nga sëmundja e zgjatur kritike,” tregon mjekja e tij Inês Machado Vaz.
Për vetë Marques, sëmundja ishte njw befasi.
“Kam qenë gjithnjë një person i shëndetshëm. Nuk kam qenë asnjëherë sëmurë në jetën time dhe tani nuk mund të bëja një gjest të vogël si të hidhja një hap ose përkulja,” tregon ai.
Të tjerë pacientë të mbijetuar nga Covid-19 po mësojnë sërish sesi mund të veshin çorapet, po bëjnë terapi të të folurit dhe neuropsikologji. Vincente dhe 6 pacientë të tjerë po ndjekin programin e qendrës së rehabilitimit që përfshinë psikoterapi, ushqyerjen, dhe infermierinë rehabilituese.
Qëllimi është që pacientët të bëhen të pavarur sa më shpejt të jetë e mundur.
“Tani mund të qëndroj vetë në këmbë. Mund të lëviz pak. Eci mirë kur jam i shoqëruar, ata kanë frikë se unë mund të humbas ekuilibrin. Unë mund të ngjis shkallët, mund të lahem, të vishem vetë. Po bëhem i pavarur sikur isha më parë’, tregon Vicente Marques.
Vincente ende ka një rrugë të gjatë në terapinë psikologjike. Vetëm pak kohë pasi i zgjua ai mësoi se motra e tij e cila jetonte në Francë nuk mundi të mbijetonte edhe ajo e prekur nga Covid-19.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania