Të metat e rregullave të KE-së për mbrojtjen e fëmijëve në internet

29 Korrik 2022 | 20:58

Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) dhe Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS) kanë vlerësuar se rregullat për të luftuar abuzimin seksual të fëmijëve në internet të propozuara nga Komisioni Evropian mund të përbëjnë një rrezik më të madh për përdoruesit dhe fëmijët e internetit sesa për kriminelët.

Autoritetet kompetente të Bashkimit Evropian vlerësuan se rregulloret e propozuara mund të shkelin të drejtën e privatësisë dhe të çojnë në keqpërdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të rrjetit global kompjuterik dhe të dëmtojnë fëmijët që ata duhet të mbrojnë, sipas Reuters.

Sipas rregulloreve të propozuara nga Komisioni Evropian në maj të këtij viti, Google, Meta dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve online do të kërkohet të gjejnë, heqin dhe raportojnë pornografinë e fëmijëve në internet, raporton Reuters.

Për kompanitë që nuk do të respektonin këtë rregull, parashikohet një gjobë deri në 6 për qind të të ardhurave të tyre vjetore ose të qarkullimit global.

EDPB dhe EDPS vlerësuan se propozimi i Komisionit Evropian mund të përbëjë më shumë rreziqe për individët dhe shoqërinë në tërësi sesa për kriminelët që ndiqen penalisht për materiale mbi abuzimin seksual të fëmijëve.

“Nuk ka dyshim se abuzimi seksual i fëmijëve është krimi më i urryer që kërkon veprim të shpejtë dhe efektiv, por ky propozim përmban disa të meta serioze,” tha zv. presidenti i EDPB Vencislav Karadjov, sipas Reuters.

Organi ekzekutiv i BE-së njoftoi se propozoi rregullore të reja, sepse pa se sistemi i mëparshëm, sipas të cilit kompanitë në baza vullnetare zbulonin raste të abuzimit seksual të fëmijëve në internet dhe raportonin për të, nuk jepte rezultate të kënaqshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026