Të moshuarit në juglindje socializohen në qendrat ditore, merren edhe me punë
Mbi 800 të moshuar frekuentojnë çdo ditë qendrat ditore në Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll e Kolonjë, të cilët merren me aktivitete të ndryshme sociale.
Një pjesë e mirë e kësaj kategorie shoqërore merren me punë të ndryshme, kryesisht ato artizanale siç ka të tjerë që kanë pasion pikturën dhe punët me grep.
Dy të moshuara shprehen se shumicën e kohës e kalojn me punë shtëpie dhe punëdore.
“Merrem me punëdore, me pëlqen qendisja, grepi. Kam bërë guverta, Centro, tavolina me grep e kam argëtim, çlodhje, relaks“, shprehet Veronika Zguro.
“Ditën e kaloj me shëtitjen në mëngjes, pastaj me punët e shtëpisë e ne fund bëj ndonjë pikturë në këtë moshë. Pimë kafe, bëjmë muhabet me miqtë që vijnë, pikturat nuk i shes, ia jap shoqeve”, tha Ana Kapedani.
Rrapo Ahmetaj thotë se duhet të ketë më tepër kujdes për të moshuarit që jetojnë të vetmuar në banesat e tyre.
“Ndoshta organet kompetente që merren me këtë problem duhet të përmirësojnë punën e tyre ku të moshuarit e vetmuar që gjejnë vdekjen e i gjejnë pas disa kohësh duhet të punojnë me shume. Është e domosdoshme qe shërbimi social të shkojë tek këta njerëz qe është për të ardhur keq që fëmijët ikin pas e nuk i kthejnë sytë pas për ata që i lindën e i rriten”, tha i moshuar, Ahmetaj.
Këshilli i Qarkut po tenton të finalizojë një projekt që do të shërbejë për të moshuarit e vetmuar, ku nëpermjet një salle operative mund të dërgojnë sinjalet në rast nevoje.
“Të moshuarit që frekuentojnë qëndrat ditore punimet e tyre ekspozohen dhe bëhet një ankand me këto punime e këto të ardhura kalojnë për mirëfunksionimin e qendrave. Presim që nëpërmjet projekteve të BE të kemi një projekt në lidhje me ata persona të vetmuar me sinjalizimin e familjarëve në momentin që kanë problematika sinjalizojnë në një sallë operative”, theksoi Petrika Tollkuci – Kryetar i Këshillit të Qarkut
Kanë qenë të shumta rastet kur të moshuar të vetmuar kanë humbur jetën në banesat e tyre në Korçë dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar organet policore për vdekjen e tyre.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit