Të moshuarit, probleme me shenjat e gishtave gjatë votimit në Vlorë
Gazetarja e Euronews Albania, Loneta Progni ishte në Vlorë, nga ku raportoi se gjatë xhiros në qendrat e votimit të këtij qytet janë evidentuar disa problematika.
“Ka pasur problem dhe me të moshuarit, kanë ndeshur probleme dhe me pajisjen e identifikimit biometrik pasi shpesh herë nuk ka njohur shenjën e gishtërinjve të tyre,” – sqaroi Progni.
Konflikti në një nga qendrat e votimit pranë Universitetit ishte një tjetër problematikë, ku mes sekretarëve dhe komisionerëve të Partisë Demokratike ka pasur një debat me një person që i ka bërë foto fletës së votimit. Gazetarja Progni tregoi se procesi është mbyllur për 30 minuta por më pas ka vijuar gjithçka normalisht.
Ndërkohë një tjetër problem ishte ai i mungesës së operatorit në shkollën “Jani Minga”, pasi njoftoi që ditën e djeshme se nuk do të jetë pjesë e procesit, duke lënë kështu jashtë funksionit edhe pajisjen për identifikimin biometrik. Gazetarja e Euronews Albania, njoftoi se procesi aktualisht po vijon manualisht.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensionohet situata në Divjakë, sherr mes përfaqësueseve të PD, PS dhe LSI
- Ish-kryeministri Berisha: Votoni për emigrantët që regjimi në largim i bllokoi
- 70 të dënuar në burgun e Rrogozhinës votojnë, pjesa tjetër preken nga ligji i dekriminalizimit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)