“Të ndryshohet ekipi i 11 Majit”, Baçi: Ky është gabimi i PD, duhet të ishin larguar!

3 Maj 2026 | 10:36

I ftuar në emisionin “Review” nga Greta Topjana, deputeti i PD-së Luan Baçi ka kërkuar ndryshime të forta në strukturën drejtuese të Partisë Demokratike, duke theksuar se ekipi i 11 Majit duhet të largohet nga drejtimi politik i forcës opozitare.

Sipas Baçit, për të funksionuar siç duhet, PD ka nevojë për një ekip të ri dhe kjo, sipas tij, është përgjegjësi direkte e Sali Berisha.

“Që PD të funksionojë siç duhet, ekipi i 11 Majit duhet të zhduket nga qarkullimi. Duhet një ekip tjetër dhe kjo është përgjegjësi e Sali Berishës”, u shpreh deputeti demokrat.

Baçi solli në vëmendje edhe dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës, duke thënë se i njëjti standard duhej të ndiqej edhe nga drejtuesit e tjerë politikë të PD-së.

“Ashtu si Bujar Leskaj dorëzoi dorëheqjen te Berisha, ashtu duhej të vepronin edhe të tjerët”, deklaroi ai.

Deputeti demokrat u ndal edhe te roli i deputetëve në parti, duke kritikuar përqendrimin e pushtetit politik në duart e tyre. Sipas Baçit, deputetët duhet të fokusohen te mandati parlamentar dhe jo të mbajnë njëkohësisht poste drejtuese në PD.

“Deputetët kanë bërë pushtet politik dhe duhet të ndahet pushteti i deputetëve nga kryesia e PD. Nuk ka nevojë që deputeti të jetë në të gjitha funksionet”, tha ai.

Më tej, Baçi theksoi se në Partinë Demokratike ka shumë eksponentë dhe të rinj që duhet të marrin më shumë hapësirë në drejtimin e partisë.

“Kemi kaq shumë eksponentë dhe të rinj që duhet t’u jepet mundësia dhe të futen në drejtimin e Partisë Demokratike. Deputetët le të bëjnë detyrën e tyre si deputetë. S’kanë nevojë të kenë pozicion politik në PD”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026