Të ngujuar prej 3 orësh, çfarë po “gatuan” Rama me drejtuesit politikë të qarqeve?
Për mbi 3 orë e 30 minuta, drejtuesit e qarqeve të PS kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën 30. Takimi ka në fokus zgjedhjet e 14 majit dhe objektivat e PS në secilin qark.
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi se mbledhja është menduar të ndahet në tre grupime.
Fillimisht kanë qenë drejtuesit e rajonit të veriut, më pas ata në qendër dhe në fund përfaqësuesit e rajoneve të jugut, që kanë prezantuar punën dhe situatën e strukturave të PS në secilin qark. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura
Në qendër të këtij takimi nuk përjashtohet mundësia edhe e diskutimit të kandidatëve të mundshëm që do të përfaqësojnë PS në zgjedhje. Duke nisur nga janari, PS do nisë konsultimet me strukturat brenda vetes dhe sondazhet me qytetarët për zyrtarët që do të përfaqësojnë PS në zgjedhjet lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë