Të paktën 10 të vrarë nga sulmi rus në vendlindjen e Zelenskit

13 Qershor 2023 | 14:25

Të paktën 10 persona thuhet se u vranë në rajonin qendror të Ukrainës Dnipropetrovsk të martën, pas një sulmi me raketa në agim në disa ndërtesa.

Kreu i administratës ushtarake të Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul, shkroi në Telegram se “përbindëshat me precizion të lartë” goditën qytetin në disa vende, duke përfshirë një bllok apartament pesëkatësh.

Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore është qyteti i lindjes së presidentit ukrainas Volodymr Zelenskyy.

“Ka viktima në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me siguri ka njerëz nën rrënoja”, tha ai më herët në mëngjes, “Të gjitha shërbimet emergjente janë në punë dhe puna e zjarrfikësve është ende në vazhdim”.

Në Kiev, u raportuan gjithashtu sulme me dronë gjatë natës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026