Të paktën 12 emigrantë të mbytur pas fundosjes së anijes në Kanalin Anglez

3 Shtator 2024 | 19:23

Të paktën 12 emigrantë janë mbytur të martën pasi anija e tyre u fundos në përpjekje për ta kaluar Kanalin Anglez për në Britani të Madhe, njoftoi ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

Ai shtoi se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar për gjetjen e dy personave të zhdukur.

Darmanin tha se do ta vizitojë vendin e ngjarjes, në afërsi të qytetit Boulogne-sur-Mer, pasditen e së martës.

Luftimi i emigrimit të jashtëligjshëm ka qenë prioritet i qeverive të Francës dhe të Britanisë së Madhe.

Më shumë se 2.000 njerëz kanë mbërritur në Britani përmes anijeve të vogla gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas të dhënave të qeverisë britanike.

Javën e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, u zotuan se do të punojnë ngushtë së bashku për t’i shkatërruar rrugët e kontrabandës me emigrantë.

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper, e quajti vdekjen e emigrantëve “incident tejet tragjik dhe i tmerrshëm” dhe tha se puna për rrënimin e “grupeve të rrezikshme dhe kriminale dhe për forcimin e sigurisë kufitare është jetike dhe duket të vazhdojë me shpejtësi”.

Kanali është njëra prej rrugëve më të dendura detare të transportit të mallrave në botë dhe rrymat e ujit në të janë të fuqishme, gjë që e bën shumë të rrezikshëm udhëtimin me anije të vogla.

Në gusht, dy njerëz u gjetën të vdekur pasi një anije që po barte emigrantë në përpjekje për ta kaluar Kanalin, hasi në vështirësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026