Të paktën 12 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador

Ekuador
19 Mars 2023 | 08:07

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi bregun jugor të Ekuadorit.

Ndërtesat janë dëmtuar në disa qytete pas tërmetit me magnitudë 6.7, i cili goditi rreth mesditës me orën lokale.

Provinca jugore El Oro ishte më e prekura, ku shërbimet e urgjencës kanë raportuar se njerëzit mbeten të bllokuar brenda shtëpive të shembura.

Njëmbëdhjetë vdekje ishin në El Oro dhe një në provincën Azuay, thanë autoritetet.

Machala dhe Cuenca ishin ndër qytetet që pësuan dëmtime në ndërtesa dhe automjete, pasi shërbimet e urgjencës nxituan për të ndihmuar njerëzit.

Epiqendra ishte afër Balaos, rreth (80 km) nga qyteti i dytë më i madh i Ekuadorit, Guayaquil, ku jetojnë rreth tre milionë njerëz.

Presidenti Guillermo Lasso u kërkoi ekuadorianëve të qëndrojnë të qetë ndërsa zyrtarët vlerësojnë dëmet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026