Të paktën 153 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Sri Lanka
Të paktën 153 persona humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Sri Lanka të shkaktuara nga cikloni Ditëa, 191 persona rezultojnë të zhdukur dhe më shumë se gjysmë milioni njerëz janë në rrezik, njoftuan sot zyrtarët lokalë.
Duke cituar një deklaratë nga Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive, Reuters raportoi se rreth 78,000 njerëz ishin zhvendosur në gati 800 qendra pritjeje, kryesisht të vendosura në shkolla.
Mijëra policë, marinë dhe ushtarë shpërndajnë ushqim, pastrojnë rrugët dhe zhvendosin familjet e cenueshme në vende të sigurta.
Përgjatë brigjeve të lumit Kelani, 554 banorë të qytetit Malwana, i cili ndodhet rreth 20 kilometra larg Kolombos, u goditën nga përmbytjet më të këqija në dhjetë vitet e fundit dhe shumica e tyre mbetën pa çati mbi kokë, pa energji elektrike dhe ujë, njoftuan autoritetet lokale.
Shërbimi meteorologjik i Sri Lankës ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë fundjavës, duke rritur frikën për përmbytje të mëdha në pjesët tashmë të kërcënuara të kombit ishullor.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona