Të paktën 16 të vdekur nga stuhitë në SHBA
Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave, thanë zyrtarët.
Ndërkaq, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit ka paralajmëruar për vërshime të mëdha në ditët në vijim.
Një sërë stuhish të fuqishme që kanë goditur nga Arkansasi e deri në Ohajo, kanë dëmtuar ndërtesa, kanë vërshuar rrugë e linja hekurudhore dhe kanë shkaktuar dhjetëra tornado ditëve të fundit.
Tenesia është goditur më së rëndi nga moti ekstrem dhe të shtunën autoritetet thanë se dhjetë persona kishin vdekur në pjesën perëndimore të këtij shteti amerikan.
Dy persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve në Kentaki, sipas guvernatorit të këtij shteti, Andy Beshear. Ai tha se në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale dhe nga mediat lokale kanë shfaqur dëme të mëdha në të gjitha shtetet e prekura nga stuhitë, përfshirë shtëpi të shkatërruara, dru të rrëzuar dhe linja të dëmtuara të energjisë elektrike.
“Priten vërshime të mëdha” të dielën në pjesë të rajoneve qendrore dhe lindore, tha Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, duke shtuar se “njerëzit dhe pronat janë në rrezik të madh”.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng