Të paktën 18 të plagosur nga shpërthimi i azotit të lëngshëm në Spanjë
Të paktën 18 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kazan me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një mbledhjeje shkencore në Shtëpinë e Kulturës në Girona, Spanjë.
Mes të plagosurve janë 10 të mitur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, një vajzë pesëvjeçare, mëson RTVE.
Universiteti i Girona njoftoi se shpërthimi u shkaktua nga “një sasi e tepërt e avullit të ujit” dhe është një eksperiment që kryhet rregullisht në tubime shkencore si ky, që mbahen për të afruar shkencën me fëmijët.
Ky event, u organizua nga Universiteti i Girona-s, dhe u drejtua nga Dani Jimenez, i cili shpesh shfaqet në programet televizive për fëmijë.
Midis 200 dhe 300 persona morën pjesë, dhe audienca ishte kryesisht fëmijë, thanë përfaqësuesit e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut