Të paktën 28 të vrarë nga sulmi në një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainë

4 Shkurt 2024 | 11:39

Të paktën 28 njerëz janë vrarë nga një sulm me artileri në një ndërtese në qytetin e uzurpuar nga Rusia, Lisiçansk, në lindje të Ukrainës.

Ministria ruse për Situata Emergjente tha të dielën në Telegram se një fëmijë është në mesin e 28 trupave të vdekur që u nxorën nga rrënojat e një ndërtese ku ndodhej një furrë buke dhe një restorant.

Rreth 10 njerëz të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Zyrtarët në rajonin e Luhanskit, i cili është pothuajse plotësisht nën kontrollin e Rusisë, e fajësuan fillimisht një sulm ukrainas me dron, por pastaj i ndryshuan fjalët dhe thanë se sulmi u krye nga artileria ukrainase.

Nuk ka qenë e mundur të vërtetohen pretendimet e tyre.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.

Rusia e uzurpoi Lisiçanskun në korrik 2022, pas disa muajve luftimesh të ashpra.

Pas gati dy vjetëve prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës – fushëbeteja përgjatë vijës së frontit gati 1.200 kilometra të gjatë, e cila shtrihet nga verilindja e Ukrainës deri në rajonin jugoro-qendror Herson – ka stagnuar pothuajse plotësisht.

Pas një kundërofensive të pasuksesshme pranverën e kaluar, trupat ukrainase janë kthyer për t’i rindërtuar forcat dhe për ta forcuar mbrojtjen.

Rusia, ndërkohë, ka vazhduar të ecë përpara në disa ofensiva të lokalizuara: pranë Kupianskut në veri, dhe përreth qytetit industrial Avdivka, në jug

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026