Ndikime nga Rusia për zgjedhjet në RMV, Xhaferi: Janë marrë të gjitha masat
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku preku çështje të ndryshme në vend por dhe në rajon.
Talat Xhaferi, theksoi se ndikimet anësore mund të ndodhin në çdo moment, kur u pyet se nëse ka informacion për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen.
Megjithatë ai nënvizoi se nëse do të ketë ndërhyrje direkte në zgjedhje janë marrë masat paraprake.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Ka informacione që mund të ketë ndikime nga Rusia në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nëse ka informacione çfarë masash po merren?
Xhaferi: Çështja e ndikimeve anësore nuk është risi që mund të ndodh vetëm në çështjet zgjedhore , është çështje shihet gjithnjë, direkte apo indirekte. Në aspektet direkte të ndërhyrjeve, institucionet përkatëse kanë marrë dhe masa të drejtëpërdrejta me largim të diplomatëve,ojesa indirekte që nuk mund të ketë parapërgatitje, për shkak të informatave të gabuara. Pritshmëritë janë që këto informata të rreme të shtohen.
Pyetje: Keni kërkuar takim me kreun e shërbimit sekret për këtë çështje?
Xhaferi: Si kryeministër i kam të gjitha kompetencat. Do të ketë një takim në ditët e ardhshme në bazë të kompetencave që kam.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë