Të paktën 30 foshnje evakuohen nga spitali Shifa në Gazë

19 Nëntor 2023 | 14:01

Të paktën 30 foshnje të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gazë të dielën dhe do të transferohen në Egjipt, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor, përderisa dhjetëra pacientë të tjerë në gjendje kritike vazhdojnë të jenë në spital, tri ditë pasi forcat izraelite hynë në ndërtesën e këtij institucioni shëndetësor.

Fati i foshnjave të sapolindura në spitalin Shifa mori vëmendje globale pas publikimeve të imazheve që shfaqën mjekët duke tentuar që t’i mbanin ngrohët bebet. Për shkak të mungesës së rrymës, inkubatorët dhe pajisjet e tjera dolën jashtë funksionit, përderisa mbaruan furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe në kohën kur forcat izraelite luftonin jashtë ndërtesës së spitalit me Hamasin, grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën vizitoi spitalin Shifa dhe tha se 291 pacientë ishin ende aty, përfshirë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.

Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, konfirmoi për AP-në evakuimin e foshnjave, duke mos dhënë më shumë detaje. OBSH-ja ende nuk ka konfirmuar evakuimin e foshnjave.

Afër 2.500 persona të zhvendosur, pacientë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor u larguan nga spitali Shifa të shtunën, tha OBSH-ja, duke shtuar se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor vazhdojnë të qëndrojnë së bashku me pacientët.

Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën.

Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës

Asteroidi (152637) 1997 NC1 do të kalojë pranë Tokës pa rrezik të shtunën dhe do të jetë i dukshëm për vëzhguesit me ndihmën e një...
17:02 | 24/06/2026

Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra

Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që nga viti 2011, por një banor i Downing Street ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kësaj periudhe, macja Larry....
16:57 | 24/06/2026