Të paktën 46 të vdekur nga stuhia tropikale në Filipine

25 Tetor 2024 | 19:29

Numri i të vdekurve nga stuhia tropikale Trami në Filipine është rritur në 46 dhe të paktën 20 të tjerë janë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet.

Administratori i Zyrës së Mbrojtjes Civile Ariel Nepomuteno tha se nëntë rajone në të gjithë vendin raportuan vdekje në lidhje me stuhinë tropikale, raportoi Xinhua.

Numri më i lartë i vdekjeve – 28 – u raportua në Bicol, një rajon në juglindje të Manilës, i ndjekur nga rajoni Calabarzon ku vdiqën 15 persona. Qeveria ka mbyllur shkollat ​​dhe zyrat – përveç atyre që nevojiten urgjentisht për t’iu përgjigjur katastrofës.

Stuhia u shoqërua me erëra deri në 160 kilometra në orë.  Në vetëm 24 orë ra sasia e reshjeve që bie mesatarisht në dy muaj.

Agjencia qeveritare për zbutjen e fatkeqësive tha se më shumë se dy milionë njerëz u prekën nga stuhia, duke përfshirë 75,400 banorë të cilët u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në strehimoret emergjente të të afërmve në vende më të sigurta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026