Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes, duke i vrarë më shumë se 50 njerëz, thanë autoritetet.
Kjo ishte nata e dytë radhazi që ushtria izraelite kryen bombardime të rënda në Gazë.
Ndërkohë, një sulm tjetër ajror në veri të territorit palestinez la të vdekur më shumë se dhjetëra njerëz, thanë autoritetet.
Sulmet ndodhën derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Lindjen e Mesme, ku po i viziton vendet e Gjirit, por jo edhe Izraelin.
Ka pasur shpresa të mëdha se vizita rajonale e Trumpit mund të çonte në një marrëveshje armëpushimi, ose në rifillimin e rrjedhës së ndihmave humanitare për Gazën. Izraeli e ka ndaluar futjen e ndihmave në Gazë tash e tre muaj.
Një kameraman i Associated Press në Han Junis numëroi 10 sulme ajrore mbi këtë qytet gjatë natës deri në mëngjesin e së enjtes dhe pa shumë trupa të dërguar në morgun e spitalit Nasser.
Morgu i spitalit konfirmoi se 54 njerëz janë vrarë.
Në mesin e të vdekurve është edhe një gazetar që punonte për rrjetin televiziv nga Katari, Al Araby TV, njoftoi rrjeti në rrjetet sociale, duke thënë se Hasan Samour u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes së tij në një nga sulmet në Han Junis.
Ushtria izraelite nuk i ka komentuar këto sulme deri tani.
Kjo ishte nata e dytë e bombardimeve të rënda, pas sulmeve ajrore të së mërkurës në veri dhe jug të Gazës që vranë të paktën 70 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 10:24 Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksidenti i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës