Të rinjtë kanë humbur besimin te politika, thonë aktivistët

21 Prill 2022 | 08:11

Të rinjtë nga 18 deri në 24 vjeç nuk votojnë në masë, përkundrazi, ata përbëjnë grup moshën me përqindjen më të ulët të votimit, sipas KQZ-së.

Por, pse ndodh ky fenomen?

Studenti Gentjan Tufa, i ftuar në emisionin Mirmëngjes në Euronews, thotë se kjo ndodh për shkak të “shtypjes që qeveria aktuale po i bën popullit”.

“Ka pasur protesta pa fund që janë manipuluar e shtypur, për këtë ka humbur besimi të politika”, tha Tufa.

Gentjani sheh si arsye që të rinjtë nuk votojnë edhe “mungesën e një alternative më të mirë politike”, pasi opozita “nuk ka qenë bindëse”.

Ai thotë se të rinjtë e shmangin politikën dhe edukimin politik, gjë që i pengon të angazhohen si për të votuar, si për të ngritur zërin.

Edhe aktivisti Bislim Laknaj është i mendimit se të rinjtë duhet të jenë më të angazhuar për të sjellë ndryshimin në një realitet dukshëm jo të kënaqshëm, mirëpo e kanë humbur besimin te partitë politike.

“Ka një dëshpërim me partitë politike, të rinj përballen me një shoqëri të padrejtë dhe të pabarabartë”, tha Laknaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026