Të rinjtë largohen nga fshati Kokrevë i Librazhdit, shkak mungesa e tregut të punës

29 Mars 2025 | 16:03

Emigrimi mbetet një plagë e hapur sociale për shoqërinë shqiptare. Zonat rurale po braktisen gjithnjë e më shumë, pasi aty mungojnë mundësitë për të zhvilluar jetën.

Të rinjtë po largohen në masë, duke shpopulluar zona, të cilat dikur numëronin me qindra familje. Një i tillë është edhe fshati Kokrevë i Librazhdit.

Gazetarja e Euronews Albania Edlira Xherri, ka bërë një pasqyrim të jetesës në fshatin Kokrevë të Librazhdit, tashmë e banuar vetëm nga mosha e tretë.

“Dikur fshati Kokrevë në Bashkinë e Librazhdit, banohej nga qindra banorë, tashmë në këtë fshat kanë ngelur vetëm mosha e tretë, e cila tregon se përballet çdo ditë me vështirësitë e jetesës vetëm. Ndërsa rinia për shkak të mungesës së kushteve vazhdon të emigrojë.”

Një banore e këtij fshati, tregon se kushtet aktuale kanë bërë që të rinjtë të largohen dhe se prania vetëm moshës së tretë, e bën akoma më të vështirë jetesën.

“Po ka ngel mosha e tretë se fëmijët kanë ikur, nuk iu del këtu. Edhe ne i kemi shitur të gjitha, pak sa jetojmë kështu po fëmijët kanë ik janë largu nga këtu. Rinia ikën se nuk i kanë kushtet, nuk i del rroga, nuk u del hesapi dhe andej janë të gjithë.  Është shumë e vështirë të jetojmë vetëm ne pleqtë këtu se ata jetojnë larg mund të vijnë një herë  në 6 muaj, nuk u del atyre që të vijnë shpesh”, tha Qerime Stafa, banore e zonës.

Në vitet 90’, ky fshat numëronte me qindra banorë. Kryesisht ata merreshin me bujqësi, ndërsa sot, në ato pak shtëpia të banuara, takon vetëm të moshuar, të cilët janë braktisur nga fëmijët për shkak se këta të fundit kanë emigruar.

“70-80 familje, është përgjysmuar pothuajse i gjithë fshati. Për vete kushtet e emigrimit dhe ekonomia e dobët. Kshuqë si për të gjithë shqiptarët edhe fshati jonë kërkon punësim për të gjithë të rinjtë që të mos braktiset vendi, sepse ky vend është shumë i shenjtë”, tha Hajdar Hysa, banor i fshatit.

Qerime Stafa shtoi gjithashtu se edhe pse përballen me një jetesë të vështirë, përsëri nuk ua imponojnë dot fëmijëve të tyre të kthehen në vend.

“Shumë e vështirë është po si them dot fëmijëve lini punët, kthehuni, kanë hallet e veta. Ata e kanë më të vështirë se ne. Me përpara kishim kushte të vështira po ishim të gjithë bashkë, kështu ishte për të gjithë. Tani s’ka punë”, tha ajo.

Largësia nga qyteti i Librazhdit nuk është më shumë se 35 km, ndërsa fshati Kokrevë është pjesë e njësisë administrative Hotolishtit. Aktualisht mbi 40 shtëpi janë të pabanuara, ndërsa numri I banorëve që jetojnë ende në fshat është më pak se 50, shifra këto që tregojnë shpopullimin e zonës. Kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës së politikave të frenimit të emigracionit, pasi mungon oferta e tregut, të cilën të rinjtë e gjejnë në emigracion, ose në zonat urbane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026