Të rinjtë “mësyjnë” në parlament, përplasen me Gardën: Kërkojmë votën e Diasporës
Një protestë e pazakontë është mbajtur në ambientet e parlamentit këtë të enjte nga një grup të rinjsh në mbështetje të votës së diasporës.
Të rinjtë hynë në pjesën e sipërme të parlamentit dhe pasi hodhën letra në drejtim të ligjvënësve shpalosën dhe një banderolë me mbishkrimin “dua të votoj në 2025”.
Në një prononcim për media, të rinjtë thanë se janë një grup aktivistësh që duan të ndërgjegjësojnë opinionin publik dhe maxhorancën qeverisëse për votën e diasporës.
Ata nënvizuan se qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i la afat një vit për të adresuar problematikën e votës së diasporës në zgjedhjet e vitit 2025.
“Kemi ardhur të përfaqësojmë të gjithë emigrantët e diasporës të cilët duan të votojnë por nuk munden të votojnë.
Parlamenti ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë një vit kohë që të miratojë ndryshimet ligjore që njeh votën e Diasporës dhe deri tani. Komisioni bën mbledhje me dyer të mbyllura. Nuk kemi akoma një propozim ligjor për Kodin e Ri zgjedhor, ndërkohë që ne rrimë dhe presim dhe ende nuk ka një propozim konkret”, tha ai.
Të rinjtë kishin mundur të hynin në ambientet e brendshme të parlamentit me një kërkesë si vizitor për të ndjekur seancën plenare.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë