Basha: Nga Amnistia u liruan rreth 100 zyrtarë të dënuar për korrupsion
Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nga Amnistia Penale përfituan rreth 100 zyrtarë të dënuar për korrupsion.
Komentet Basha i bëri në një dalje për mediat, përpara Parlamentit, teksa pritet të mbahet seanca plenare.
Basha tha se nga qeveria mbajti 3 muaj në burg personat që do të liroheshin më herët nga amnistia, vetëm për të liruar të korruptuarit.
Ai tha gjithashtu se Amnistia nuk mund të bëhej pa votat e deputetëve të Rithemelimit, të zgjedhur nga lista e PD.
“Ulsi Manja dhe qeveria kanë patur vetëm një interes, i kanë mbajtur mbi 3 muaj në burg personat që do të dilnin më herët pasi të përfitonin nga Amnistia, vetëm e vetëm për të liruar mbi 100 persona të dënuar për korrupsion.
Kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkimin e votave me një pjesë të deputetëve që ndodhen aty me votat e PD-së. PD dhe deputetët e PD nuk mund të përzihen dhe përfshihen në këtë Pazar të ndyrë, që ka si qëllim lirimin e të dënuarve nga SPAK dhe dhënien e mesazhit se edhe kur zyrtarët dënohen, ata lirohen sërish.
Presim përgjigje zyrtare nga institucionet e drejtësisë. Të dhënat e bëra publike janë gjetje të kolegëve tuaj, që flasin për 80-100 zyrtarë të liruar dhe tani presim përgjigje edhe nga institucionet lidhur me këto shifra”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë