“Të rrisim eksportet”, Rama takim me peshkatarët në Durrës: Do ju mbështesim
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me peshkatarët në Durrës, është shprehur se është bërë shumë punë në sektorin e peshkimit.
Rama nënvizoi se ky sektor ka qenë krejtësisht i braktisur dhe se qeveria do të vijojë me mbështetjen ndaj peshkimit.
Kreu i qeverisë theksoi se duhet të rriten eksportet e peshikimit.
“Unë jam shumë i kënaqur dhe njëkohësisht i bindur se nuk ka vend për t’u kënaqur, se ka akoma shumë që mund të bëjmë për këtë sektor. Sot është një industri e rilindur dhe potenciali është i jashtëzakonshëm. Sot jemi në shifrën e 130 mln euro të eksporteve të vitit të kaluar. Ambicia është për të bërë shumë më tepër. Ne duam që Shqipëria të shkojë në 1 mld eksport bujqësor, ku peshkimi duhet ta kapë tavanin e 200 mln dhe ta kalojë. Është plotësisht e mundur. Ne duhet të lehtësojmë çdo lloj peshe në aspektin e burokracive. Jemi vazhdimisht nën presionin dhe kritikave tuaja. Ne duhet tju mbështesim juve. Na duhet të rrisim standardet e posteve të peshkimit. Kjo zonë do të kthehet në një zonë turistike; këtu do të bëjmë një markatë peshku, që janë të mira. Në të gjithë zonën këtu do të ndërtojmë një rrugë këmbësore me gjithë restorante dhe klube, që do të jenë të lidhur me detin. Porti i peshkimit në Vlorë do të jetë i standardeve europiane”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta