Të sëmurë dhe pa shtëpi, familja nga Elbasani jeton në skamje

16 Dhjetor 2024 | 17:20

Skamja dhe mjerimi e ka prekur deri në palcë familjen Karamuça në Elbasan. Kjo familje jeton prej vitesh me problemet shëndetësore të kryefamiljarit dhe djalit 13 vjeç, e sikur të mos mjaftonte kjo, një zjarr para 10 ditësh i shkrumboi edhe banesën.

Dhimbje, lot e gjithçka të shkrumbuar gjejmë teksa takojmë kryefamiljarët, të cilët s’kanë ku jetojnë më.

“Çunin e kam sëmurë, edhe burrin 5 vjet në spital, më ra dhe kjo fatkeqësi jemi në qiell. Ça bie përjashta hyn brenda. Çfarë ndihme do doje? Sikur një shpi të më bëjnë sa për çunin se thotë kemi moj mami kemi 9 vjet që nuk bëjmë Vit të Ri”, Shefikat Karamuça, kryefamiljare.

Me sytë nga qielli dhe me shpresën se dikush do vërë dorën në zemër dhe do t’i ndihmojë, Shefikati dhe Sabriu apelojnë për ndihmë.

“Ku po jeton ti tani? Unë nëpër lagje çuni ka marr plevitë e vizitova, unë fle te ajo magazina, shumë e vështirë. Ja ashtu në kushte të vështira kam jetuar, burrin e kam sëmurë dhe çunin. Ah sikur të vejnë dorën sa për çunin ja shpërbleftë zoti, në këtë prag të Vitit të Ri”, Shefikat Karamuça, kryefamiljare.

“Kjo që na ndodhi ne mos i ndodhtë asnjë njeriu. Faleminderit Allahut të madh që nuk patëm dëmtime ne njerëz. Kur ndodhi atë ditë nuk e imagjinoj dot për 10 minuta u bë shkrumb e hi. Hyra në mes flakëve thash po e shuaj, por ishte e pamundur. Apeli është për ndihmë, na janë gjend pranë, unë e di që nuk jam unë i vetmi hallexhi në këtë dynja por do të dëshiroja një ndihmë sa për ta kaluar këtë”,-tha Sabri Karamuça.

Të papunë me sëmundje, por edhe shtëpi të shkrumbuar, vështirësitë e kësaj familje nuk kanë të sosur. Kryefamiljarja nuk përfiton asistencë sociale, as kemp dhe as pagesë për kujdestarinë e familjarëve të sëmurë. Nevoja për një banesë është emergjente, ndërsa për vogëlushin, festa e natës së ndërrimit të viteve do ti plotësonte një dëshirë të pa përjetuar gjatë jetës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026