‘Të shohë mizoritë ruse’, Zelenski fton për vizitë Macron

18 Prill 2022 | 10:07

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeklenski ka ftuar për vizitë presidentin francez, Emmanuel Macron për të parë ‘mizoritë ruse’ në shtetin që drejton.

Zelensky tha se ftesën i’a ka bërë për arsyen që Macron të shohë gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina, shkruan BBC.

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës shtoi se hezitimi i Macron për të përdorur termin gjenocid ishte “shumë i dhimbshëm për ukrainasit.”

Pak ditë më parë, Macron hezitoi të përdorte fjalën gjenocid duke deklaruar se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze.”

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026