Të shtëna me armë në Hanover, disa të plagosur, arrestohet autori i dyshuar

22 Tetor 2025 | 20:49

Të shtëna me armë janë regjistruar në Hanover të Gjermanisë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas policisë gjermane ngjarja ka agravuar pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Ende nuk dihet një numër specifik se sa persona janë plagosur. Policia shton se një i dyshuar u arrestua në zonë. Hetimet janë duke vazhduar nga autoritetet gjermane. Motivi për sherrin gjithashtu mbetet i paqartë dhe policia ende nuk ka dhënë informacion mbi numrin dhe llojin e armëve të përdorura.

“Të mërkurën, më 22 tetor 2025, rreth orës 18:25, në Vahrenëalder Straße ndodhi një përleshje midis dy grupeve personash. Gjatë përleshjes u përdorën armë zjarri dhe njerëz u plagosën. Autori i dyshuar u gjet pak kohë më vonë në zonë. Hetimet janë duke u zhvilluar. Deri më tani, policia nuk ka informacione rreth shkaqeve të incidentit,” njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026