Të shtëna me armë në Korçë, konfliktohen 2 vëllezër me një të tretë

10 Gusht 2023 | 20:41

2 vëllezër në Korçë janë në kërkim pasi njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër.

Kjo ndodhi pasi ata u konfliktuan me një person tjetër për motive të dobëta.

Incidenti ndodhi këtë të enjte, rreth orës 19:00 në lagjen nr. 8, Korçë.

Njoftimi i policisë:

Vëllezërit Dh. D. dhe M. D., për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R. Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026