Të shtëna me armë në mes të Vjenës, 4 të plagosur

8 Tetor 2023 | 09:48

Katër persona janë plagosur të shtunën nga të shtënat në Vjenë, njofton policia austriake, ndërsa mediat raportojnë se pas të shtënave policia ka arrestuar katër shtetas të dyshuar të Bosnje Hercegovinës.

“Të shtënat ndodhën në lagjen Floridsdorf të qytetit”, tha policia e Vjenës në një njoftim në platformën X.

Sipas policisë katër persona janë qëlluar me armë zjarri në rrugë, ndërsa sulmuesit e armatosur janë larguar me makina.

Transmetuesi publik austriak ORF njoftoi se policia më vonë sekuestroi dy makina dhe arrestoi katër të dyshuar, të gjithë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Kronen Zeitung” bën të ditur se të shtënat kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje mes grupeve kriminale.

Policia nuk ka dhënë informacione për motivet e mundshme të sulmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026