Të shtëna me armë në një zyrë emigracioni në Texas: Disa të plagosur dhe viktima

24 Shtator 2025 | 15:36

Të paktën disa persona u plagosën dhe u vranë të mërkurën në mëngjes në një të shtënë me armë zjarri në një zyrë federale të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas, Texas. Autori i dyshuar u gjet i vdekur, pasi dyshohet se plagosi veten me armë, kanë bërë të ditur zyrtarët federalë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale në një ndërtesë në veriperëndim të Dallasit, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Në një postim në rrjetin social X, sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi se kishte “shumë të plagosur dhe viktima” dhe se autori ishte “i vdekur”. Ajo nuk dha më shumë detaje për numrin e saktë të viktimave.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dënoi ashpër sulmin, duke e quajtur “sulm obsesiv ndaj forcave të rendit” dhe kërkoi fundin e dhunës ndaj agjencive si ICE. “Lutem për të gjithë të lënduarit në këtë sulm dhe për familjet e tyre,” shkroi ai në X.

Sipas kanalit WFAA, një degë e ABC-së, autori i dyshuar u gjet i vdekur në çatinë e një ndërtese pranë vendngjarjes. Burimet flasin për mundësinë e një snajperi, gjë që e ka konfirmuar edhe drejtori në detyrë i ICE-së, Todd Lyons, për CNN, duke shtuar se informacionet janë ende paraprake.

Disa nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje kritike, por nuk janë dhënë ende të dhëna zyrtare për numrin total të viktimave apo identitetin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026