Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person në qendër të qytetit
Shkodra është tronditur mbrëmjen e kësaj të enjteje nga të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave. Viktima është identifikuar si shtetasi Kristian Kola, një person me precedent penal.
Burime bëjnë me dije se viktima u qëllua në një atentat të mirëmenduar nga dy persona që lëviznin me motor. Ai u qëllua teksa oshte në një lokal me dy persona të tjerë.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje