Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

23 Janar 2023 | 10:52

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në qytetin e Pejës në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, ku sipas informacioneve paraprake të policisë së Kosovës, i plagosuri është një mashkull kosovar, i cili është transportuar drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia bën me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të stabilizuar mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Pejë 22.01.2023 – 05:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026