Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, kanoset një person! Arrestohet autori
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në hyrje të qytetit të Sarandës. Mësohet se është qëlluar 4-5 herë në ajër si dhe një shtetas është kanosur me armë në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, autori që ka qëlluar me armë në ajër është larguar me një automjet tip Audi Q7 drejt Borshit, ku burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se ai është arritur të kapet.
Mësohet se autori i dyshuar është shtetasi Kristi Ceka 31-vjeç, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Borshi për të kanosur ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ishte ndarë pas një lidhje rreth 1 vjeçare. Pasi ka dhunuar atë, është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur pistoletën në kokë duke e kanosur.
Ndërkohë, pas ndjekjes nga policia, është bërë e mundur arrestimi i 31-vjeçarit në Borsh dhe pritet dërgimi i tij në Komisariatin e Sarandës.
“Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi