Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së CIA-s në SHBA, detajet e para
Rojet në selinë e CIA-s qëlluan një person herët në mëngjesin e së enjtes, në atë që agjencia e quajti një “incident sigurie”, tha për NBC News gazetarja Andrea Mitchell, duke cituar një burim të njohur me çështjen.
Nga të shtënat nuk ka viktima ndërsa ngjarja ndodhi pranë godinës së CIA-s në Langley, Virxhinia, disa orë pasi zyrtarët njoftuan se dy punonjës të Ambasadës Izraelite, Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebre të Kryeqytetit në Uashington D.C.
Nuk ka prova që të dy incidentet janë të lidhura. CIA nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNBC-së për informacion shtesë.
“Pati një incident sigurie për të cilin reaguan forcat e rendit jashtë selisë së CIA-s,” tha një zëdhënës i CIA-s për NBC.
“Porta kryesore është aktualisht e mbyllur, punonjësit duhet të kërkojnë rrugë alternative. Detaje të tjera do të bëhen publike sipas nevojës,” shtoi zëdhënësi.
Policia e Qarkut Fairfax i tha NBC-së se reagoi rreth orës 04:00 të mëngjesit (ora lokale) në bllokun 900 të bulevardit Dolley Madison për të ndihmuar CIA-n me kontrollin e trafikut pas të shtënave të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje