Të shtënat në Korçë: Evakuohen banorët, RENEA drejt vendngjarjes

16 Korrik 2024 | 11:40

Policia e Korçës ka ndarë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një person i armatosur është ngujuar në apartamentin e tij dhe ka qëlluar në ajër nga dirtarja e banesës.

Sipas informacioneve paraprake, policia bën me dije se autori është identifikuar si shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që forcat e policisë kanë ngritur perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e të moshuarit.

“Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore  kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve”, thueht në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026