“Të tregoj unë si luhet loja”- Postimet në Tik Tok të 27-vjeçares përpara ngjarjes
Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Institut të Tiranës, ku një 27-vjeçare, Sibela Abedini, i dha fund jetës pas shantazhit në rrjetet sociale, përmes një fotografie në të cilën ajo shfaqej në momente intime me Altin Çokun.
Në llogarinë e saj në TikTok, ku ajo postonte shumë video ku shfaqen me vajzën e saj 2-vjeçare, kishte edhe një postim, ku ajo shkruante “nëse më respekton, të respektoj dhe nëse më vendos në lojë, të tregoj unë si luhet loja”.
Si fillim nga policia e Tiranës u raportua se e reja kishte rënë nga lartësia, por pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes që telefonit të saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë zbardhur ngjarjen.
Pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, policia arrestoi Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedinit pas publikimit të fotos.
Tezja e të ndjerës akuzon Altin Çokun se e ka vrarë, pasi sipas saj mbesa nuk është vetëvrarë.
39-vjeçari pretendon se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shoku i tij.
27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë, por së fundmi kishte probleme me bashkëshortin dhe prej një muaj qëndronte tek familja e saj në Kamëz.
Tezja zbuloi se ajo ka punuar si pastruese në banesën e 39-vjeçarit, Altin Çoku, ku dhe është njohur me këtë të fundit.
Kujtojmë se rrjetet sociale janë kthyer në shkaktar të vetëvrasjeve. Rasti i fundit është i një 27-vjeçarje ku pas publikimit të një fotoje intime në Tik-Tok i ka dhën fund jetës së saj duke u hedhur nga tarraca e katit të 4 të kësaj banese.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë