Teknologji e re për luftën kundër krimit, hapet qendra e re e monitorimit

9 Dhjetor 2025 | 18:19

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Zëvendësdrejtoreshën e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, znj. Vikki Pullen, vizituan qendrën e re të monitorimit, e cila tashmë është në funksion të plotë.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për këtë investim të rëndësishëm.

“Ky është një investim me rëndësi të madhe për rritjen e cilësisë së ndjekjes së procedimeve penale dhe një tregues i besimit të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar”, u shpreh Ilir Proda.

“Teknologjia dhe softueri modern i instaluar në këtë qendër do të forcojnë aftësitë operative, teknike dhe shkencore të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në ndjekjen dhe finalizimin e procedimeve penale”, tha Vikki Pullen.

Qendra e re mundëson:

-mbështetje të vazhdueshme me informacion gjatë operacioneve të veçanta policore;

-rrritje të kapaciteteve zbuluese dhe parandaluese, si dhe sigurimin me cilësi të lartë të provave shkencore;

-zbatimin e teknikave moderne të hetimit, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore.

Krahas donacionit në pajisje dhe teknologji, u realizua edhe trajnimi i personelit operues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026