Teknologjia në zgjedhje, 5 janari afati i fundit për shqyrtimin e ofertave të tenderit

26 Dhjetor 2020 | 09:33

Zgjedhjet e 25 prillit pritet të jenë të parat ku do të përdoret teknologjia në një masë të shtuar dhe gjithashtu më të kushtueshmet e 30 viteve të fundit.

Identifikimi biometrik i zgjedhësve për momentin është një nga sfidat më të mëdha e administratës së KQZ-së, dhe veçanërisht nënkomisioneres Lealba Pelniku, e cila është përgjegjësja për implementimin e kësaj risie.

Procedura aktualisht në proces përzgjedhje të kompanive që do të marrin përsipër të vendosin teknologjinë për identifikimin biometrik të zgjedhësve në 25 prill.

Janë 6 kompani të cilat kanë depozituar ofertat e tyre për të marrë përsipër këtë proces. Shifra më e lartë e përllogaritur është 28 milionë dollarë e ofruar nga një kompani e huaj, ndërsa shifra më e ulët është 14 milionë dollarë nga një kompani shqiptare.

Data 5 janar është afati i fundit i shqyrtimit të ofertave që janë depozituar dhe më pas brenda dy javëve të para të vitit të ri pritet të shpallet fituesja.

Deri më tani nga qeveria shqiptare janë alokuar vetëm 20% e shumës së nevojshme për të kryer këtë proces, të cilat janë të mjaftueshme vetëm për të kryer tenderin.

Pasi të shpallet kompania fituese, qeveria shqiptare do duhet që përmes një akti normativ të bëj alokimin e pjesës tjetër shumës së nevojshme.

Vlen të theksojmë se përveç identifikimit elektronik në të gjithë vendin, në zgjedhjet e 25 prillit do të vendoset për një qark, ku do të pilotohet votimi elektronik, për të cilin do të ketë një buxhetim më vete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026